Një inxhinier kompjuterash i cili ka hedhur aksidentalisht një hard drive që mban në të rreth $180 milionë në bitcoin planifikon të përdorë inteligjencën artificiale dhe qentë robotik për të kërkuar në mijra tonë mbeturina në një landfill.
James Howells hodhi hardëare-in e vjetër nga një laptop që mbante 8,000 bitcoins në 2013 gjatë një pastrimi të zyrës dhe tashmë beson se ky thesar gjendet në një grumbull mbeturinash në Newport.
Këshilli i kishte mohuar kërkesat e përsëritura të 37 vjeçarit për të kërkuar në landfill për shkak të shqetësimeve mjedisore, mirëpo ai ka ardhur me një plan $10 milionësh për të përdorur teknologji të lartë në kërkimin e hard diskut.
Sipas kërkesës së re mësohet se ai do të përdorë teknologjinë AI për të operuar një krah mekanik që do të filtrojë mbeturinat, para se ato të kontrollohen me dorë në fabrikën pranë landfillit. Ai planifikon gjithashtu të punësojë disa ekspertë ambientalë dhe të rekuperimit të të dhënave së bashku me disa qen robotik për t’u siguruar se asnjë person tjetër nuk do të vjedhë hard drive-in e tij.
Howells mendon se kërkimi do të zgjasë rreth 12 muaj, megjithatë edhe në qoftë se ai merr aprovimin nga këshilli nuk është e sigurt që ky hard disk do të gjendet.