Studimi më i ri rreth Apple Watch u deklarua nga University Health Network (UHN) në Kanada. Qëllimi i studimit është kërkimi se si Apple Watch mund të ndihmojë në rezultatet klinike për pacientët që vuajnë nga infarkti i zemrës.
Raportuar nga Newswise, studimi i UHN do të drejtohet nga kardiologu i njohur Dr. Heather Ross. Kohëzgjatja e këtij studimi do të jetë 3 muaj dhe do të bëhet në bashkëpunim me Apple për të parë nëse monitorimi nëpërmjet Apple Watch mund të ndihmojë me identifikimin e hershëm të përkeqësimit të infarktit të zemrës.
Sigurisht, sensori i ri për matjen e oksigjenit është pjesë e këtij studimi e cila nënkupton që pjesëmarrësit do të përdorin Apple Watch Series 6. Në këtë studim të dhënat e mbledhura nga Apple Watch do të krahasohen me të dhëna të mbledhura në mënyrë rutinë nga testet fizike të pacientëve.
Dr. Ross shprehu optimizëm se Apple Watch mund të sigurojë të dhëna preçize të ngjashme me diagnostikat tradicionale. Ai tha se ishte jashtë mase i gëzuar për bashkëpunimin dhe mendon se njoftimi që do t’u vijë pacientëve nga Apple Watch do t’i ndihmojë ato në menaxhimin e këtyre situatave nga shtëpia e tyre.