Një ekip shkencëtarësh kanë rikthyer shikimin në mënyrë të pjesshme tek një person i verbër duke prëdorur një lloj të ri terapie gjenike. Kjo gjë është bërë e ditur nga një publikim i ri në revistën Nature Medicine.
Ky është një moment historik për terapinë e bazuar në gjene e cila mund të rikthejë pjesërisht shikimin në një gjendje verbërie pothuajse të plotë, dhe përfshin injektimin në sytë e pacientëve dhe aktivizimin e gjeneve përmes syzeve që prodhojnë dritë.
“Zbulimet vërtetojnë se përdorimi i terapisë optogjenike për të rikthyer pjesërisht shikimin e personave të verbër është një metodë e suksesshme.” tha Botond Roska, drejtori themelues në Institute of Molecular and Clinical Opthalmology në Bazel.
“Kur unë shikova për herë të parë se kjo terapi funksionoi – madje dhe në një sy të vetëm të pacientëve që vuanin nga retinopatia pigmentare – ishte tepër emocionuese.” tha neuroshkencëtari Ehud Isacoff në University of California, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim. Retinopatia pigmentare është një sëmundje e rrallë e trashëguar e cila çon në vdekjen e qelizave në retinë.
Dhe pse në një mënyrë arrihet të rikthehet shikueshmëria e pjesshme tek pacientët e verbër, jemi ende larg zbulimit të një kure që rikthen tërësisht shikimin e plotë në këto pacientë.