Update i ri i Windows 7, edhe pse në përmasa i lehte, do të ishte i fundit për përdoruesit e këtij software pas të cilit Microsoft nuk ofron më suport.
Por gjërat nuk kanë ecur aq mirë për kompaninë e cila me këtë update, KB4534310, ka vënë re se shumë përdorues shohin një sfond të zi kur efekti i fotos është vendosur në “stretch”. Ky bug ka detyruar Microsoft të bëjë një tjetër update pasi në të kundërt shumë përdorues do të detyroheshin të paguanin për ta rregulluar atë, gjë që nuk do të ishte në favor të imazhit të saj.
Nëse ende nuk ke kaluar në Windows 10, kliko këtu për të ndjekur hapat se si ta shkarkosh atë falas në PC tënd.