Apple ka aplikuar për patentimin e një teknologjie të re gjatë kohëve të fundit në US Trademark and Patent Office, duke treguar më tepër reth shërbimeve që mund të vijnë në të ardhmen në AirPods.
Qëllimi i këtij shërbimi do të jetë përmirësimi i eksperiencës së dëgjimit, duke e bërë atë akoma dhe më të thellë, duke marrë në konsideratë dhe zhurmat përreth përdoruesit. Në teori, duke përdorur sensorët, mikrofonët dhe njësinë e proçesimit dixhital të sinjalit, kufjet do të jenë në gjendje të kuptojnë se në çfarë ambienti jeni – në makinë, tren, dhomë apo zyrë.
Më pas algoritmi do të rregullojë presionin e audios që do të prodhojë, do të simulojë akustikën e këtij ambienti si dhe të akordojë akustikën e muzikës apo videos. Nga ajo që mund të shikojmë nga skema e përshkruar, duket se shërbimi Spatial Sound luan një rol gjithashtu.
Në mënyrë të ngjashme me aplikimet e ndryshme për patentim, ky shërbim mund të mos prezantohet asnjëherë në një produkt të Apple, prandaj vetëm koha do të na e tregojë.