Laboratori Kombëtar i Përshpejtuesit SLAC i Departamentit të Energjisë publikoi foto zyrtare të kamerës masive. Kamera 3200MP – mjaftueshëm e fuqishme për të dalluar një top golfi nga 15 milje larg – është rreth madhësisë së një SUV-I të vogël, ndërsa vetëm lentet e saj kanë një diametër mbi 152 cm.
Kamera dixhitale më e madhe në botë, e cila do të kapë imazhet më të gjera ndonjëherë të universit, është prezantuar zyrtarisht nga shkencëtarët në rreth 5,5 feet (1,65 metra) me 3 metra, është afërsisht madhësia e një makine të vogël dhe peshon pothuajse 2800 kg.Pasi të përfundojë, do të marrë imazhe dixhitale të gjithë qiellit të dukshëm jugor çdo disa netë nga Observatori Rubin, në majë të një mali në Kili të quajtur Cerro Pachon.
Ai do të prodhojë një studim të gjerë, të thellë dhe të shpejtë të qiellit të natës, duke kataloguar numrin më të madh të yjeve dhe galaktikave të vëzhguara ndonjëherë. Duke përdorur LSST, Observatori Rubin do të krijojë filmin më të madh astronomik të të gjitha kohërave dhe do të hedhë dritë mbi disa nga misteret më të mëdha të universit, duke përfshirë materien e errët dhe energjinë e errët.
“Kjo arritje është ndër më të rëndësishmet e të gjithë projektit të Observatorit Rubin,” tha Steven Kahn, drejtori i Observatorit SLAC.“Përfundimi kamerës LSST dhe testet e tij të suksesshme, janë një fitore e madhe nga ekipi i kamerës që do t’i mundësojë Observatorit Rubin të ofrojë shkencën astronomike të gjeneratës së ardhshme.”