Kabllot e internetit që lëvizin në dyshemenë e oqeaneve mund të përdoren për të zbuluar tërmete dhe tsunamit ose për të monitoruar se si ndryshimet klimatike alterojnë rrymat e oqeanit.
Në këtë mënyrë kabllot e internetit mund të luajnë rolin e një rrjeti gjigand sensorësh. Kjo teknikë u testua nga shkencëtarët në një lidhje me fibër optike nga Mbretëria e Bashkuar në Kanada. Kjo është një teknikë mjaft e mirë, pasi instalimi i sensorëve në dyshemenë e oqeaneve është shumë i kushtueshëm, dhe shumë pak ekzistojnë në botë.
“70% e sipërfaqjes së Tokës mbulohet nga uji, por të gjitha stacionet sizmike gjenden në tokë, pasi është shumë e vështirë dhe shumë e shtrenjtë të instalosh sensorë permanentë në dyshemenë e oqeaneve.” tha Dr. Giuseppe Marra. Mirëpo meqë në botë qarkullojnë rreth 1.3 milionë km kabuj nënujor, mundet që fare mirë të shfrytëzohen të dhënat e regjistruara nga to.
Sipas Dr Marra dridhjet, presioni dhe temperatura ndikojnë në një mënyrë shumë të vogël mbi shpejtësinë e dritës ndërkohë që ajo kalon përmes kabllos, e cila mund të zbulohet përmes instrumenteve tepër sensitive.
“Nëse ne e aplikojmë këtë teknikë në një numër të madh kabllosh, ne mund të transformojmë këtë infrastrukturë nënujore në një rrjetë gjigande detektorësh për tërmete, rrymat e oqeaneve dhe më tepër.” shtoi Dr Mara.