November 27, 2020

Ky kapak Apple II i firmosur nga Steve Jobs dhe Wozniak do të dalë në ankand

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Ky kapak Apple II i firmosur nga Steve Jobs dhe Wozniak do të dalë në ankand

Historitë e fillimit të kompanive trilion dollarëshe që fillojnë në garazhe adoleshentësh i kemi dëgjuar të gjithë. Apple sot është kompania më e shtrenjtë në botë e megjithatë nisi nga pasioni i dy djaloshëve për të sjellë kompiuterin në shtëpitë e familjes mesatare. 

Një kapak i Apple II Plus i firmosur nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak do të dalë në ankand pas dy javësh dhe pritet të kapë një shitje prej të paktën $20,000. 

apple II lid signed

 

Pjesa daton në 1984, ajo vjen nga universiteti i Pittsburgh, 24 janarin e atij viti, ku një profesor i universitetit mori një kapak dhe arriti ta firmoste nga dyshja revolucionare e asaj kohe. Me të arritur qëllimin ai e mori dhe e vuri në kornizë në shtëpi duke e ruajtur në familje për disa dekada. 

Ky kapak do të shkojë në ankand më 24 nëntor në shtëpinë e ankandeve Doyle.

 

 

 

Saturday, 14 November 2020 16:17 Last modified on Saturday, 14 November 2020 16:57

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo