Fakti që Huawei i kaloi edhe Samsung si shitësi më i madh i smartphonëve në fillim të vitit na dha të mendonim se ndoshta vendimi i Trump nuk do të ndikonte edhe aq.
Por së fundmi efektet po dalin në sipërfaqe. Huawei deklaron se po i mbarojnë proçesorët, duke filluar nga muaji i ardhshëm kompania nuk do të mund të prodhojë më çipet e vetë Kirin për shakak të presionit ekonomik nga USA.
“Në raundin e dytë të sanksioneve të U.S, prodhuesit e proçesorëve tanë mund të pranonin porosi vetëm deri në 15 maj. Prodhimi përfundon në 15 shtator.” Huawei Mate 40 mund të jetë smartphoni i fundit me një çip Kirin.
Amerika e ka akuzuar kompaninë për ndërtimin e urave të fshehta të komunikimit në infrastrukturë, duke ndihmuar spiunazhin Kinez. Administrata e Trump vendosi Huawein dhe 114 degët e veta në një listë bllokimi në maj 2019 duke mos i lejuar firamve amerikane t’i shesin teknologji kompanisë pa lejen e qeverisë.
Më pas këtë maj US Commerce Department bllokoi dërgesat e semikonduktorëve ndaj Huawei. Kjo ndaloi prodhuesit e huaj të cilët përdorin software apo teknologji amerikane, nga dërgimi i tyre drejt Huaweit vetëm nëse marrin një leje nga US. Taiwan Semiconductor Manufacturing Co. prodhuesi më i madh i semikonduktorëve në botë. Duke i ndalur porositë në maj.
Edhe Qualcomm i ka kërkuar administratës së Trump që të lehtësojë masat ndaj Huawei pasi edhe ata i dërgonin deri dje pjesë teknologjike kompanisë kineze.
Ende nuk ka ardhur një përgjigje, dhe ende nuk dihet çfarë do të bëjë Huawei, një kompani e fuqishme si ajo do të ishte e pritshme të prodhojë vetë gjithçka, por asgjë nuk është kaq e lehtë dhe kaq shpejtë.