Një ndër ankesat kryesore e përdoruesve të Pixel Watch ka qenë jetëgjatësia e baterisë. Me sa duket Google e ka dëgjuar këtë ankesë dhe po përgatitet që të përmirësojë këtë detaj në gjeneratën e ardhshme tëo rave smart.
Burimet e 9to5Google tregojnë se Pixel Watch 2 nuk do të përdorë më proçesorin Samsung Exynos 9110, dhe do ta zëvëndësojë atë me modelet Snapdragon W5. Dhe pse bateria në orat e reja smart nuk do të ketë një kapacitet shumë më të madh se ai aktual, pritet që jetëgjatësia të përmirësohet shumë, madhe do të jetë në gjendje që të zgjasë për një ditë me always-on display, gjë që nuk ishte e mundur më parë.
Pixel Watch 2 mendohet se do të përdorë të njejtët sensorë për shëndetin si Fitbit Sense 2. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të masni stresin (aktivitetin elektrodermal) si dhe temperaturën e lëkurës. Shumë detaje të tjera mbeten një mister, por nuk do të jetë surprizues fakti se kjo orë mund të jetë pajisja e parë që do të fuqizohet nga Wear OS 4. Platforma e re mund të përmirësojë performancën si dhe të rrisë numrin e shërbimeve të aksesibilitetit.
Disa raportime tregonin se kjo orë do të lançohej në të njejtën kohë me Pixel 8 këtë vjeshtë.