Raketa e re e fuqishme e NASA, e quajtur Space Launch System, është vendosur tashmë në platformën e lançimit dhe po përgatitet për misionin e saj të parë për në Hënë.
Raketa është më e lartë se Statuja e Lirisë dhe përbëhet nga 23 kate, ku në krye gjendet raketa Orion. Transportimi për në platformën e lançimit Launch Pad 39B u bë gjatë natës dhe zgjati mbi 10 orë, pasi mbajtësi i raketës lëvizte me një shpejtësi 1.6-3.2 km/h.
NASA ndërtoi Space Launch System (SLS) për të rivendosur prezencën e saj në Hënë. Kjo raketë do të jetë dhe guri themelor i projektit Artemis, i cili ka si qëllim të ndërtojë një bazë të përhershme në orbitën e Hënës dhe sipërfaqjes së saj, duke hapur kështu rrugën për të dërguar astronautë në Mars.
Plani fillestar nga NASA është që astronautët të arrijnë në sipërfaqjen e Hënës në vitin 2025 për herë të parë që nga viti 1972. Fluturimi i parë i SLS pritet të jetë që në datën 29 gusht, duke dërguar raketën Orion për herë të parë në Hënë pa ekuipazh.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Orion do të bëjë një xhiro përreth Hënës dhe do të rikthehet sërisht në sipërfaqjen e Tokës, pra i gjithë misioni Artemis 1 është një test.