Teknologjia VR pretendimet i ka përtej disa lojrave të thjeshta në PS apo HTC Vive.
Një kompani që e ka marrë përsipër ta integrojë atë edhe në punën e zyrës është Facebook, e cila me anë të Oculus ka kthyer shumë ndërfaqje e programe në monitorë që mund të vishen. Një është vendi ku çalojnë ende të gjitha projektet VR: tastiera ose më saktë shmangia e një tastiere fizike.
Projekti më i fundit i Facebook Reality Lab demostron shkrimin mbi një tavolinë bosh deri në 73 fjalë në minutë. Ai shfrytëzon një palë doreza me ndjekës të lëvizjes si dhe sensorë të veçantë. Por qëllimi është që një ditë Oculus VR të arrijë të kuptojë shkrimin me dorë ashtu siç ndjek vetëm gjestet e dorës tani.
AI e Facebookut është e specializuar nga njohja e ligjëratës, por të kërkosh për një goditje specifike është mjaft e vështirë. Ai sistem arrin të parashikojë shkronjat ndërsa po shkruhen. I aftv për të shtypur 73 fjalë në minutë me një rendiment gabimi 2.4%. GJithçka vetëm duke përdorur duart një sipërfaqje të sheshtë dhe asgjë tjetër.