DevFest Kosova rikthehet këtë vit me një program dy-ditor të pasur me ligjërata, workshop dhe sesione rrjetëzimi, duke mbledhur në Prishtinë inxhinierë, profesionistë të teknologjisë dhe inovatorë nga kompanitë më të mëdha botërore.
Organizuar nga Google Developer Groups (GDG) Prishtina, edicioni i këtij viti do të zhvillohet më 5 dhjetor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës si dhe më 6 dhjetor në RIT Kosova.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime të ekspertëve nga Google, Intel, Microsoft, Cloudflare, Atlassian, IBM, Airalo, Wasabi Technologies dhe kompani të tjera të njohura. Programi përfshin workshop-e praktike, diskutime rreth AI, Cloud, zhvillimit të web-it, arkitekturës së sistemeve dhe sfidave të teknologjisë.


DevFest Kosova mbetet një nga konferencat më të rëndësishme rajonale në fushën e teknologjisë, duke krijuar një mjedis ku komuniteti mund të mësojë, bashkëpunojë dhe të lidhet me profesionistë që po formësojnë të ardhmen e industrisë.
Merrni biletën tuaj falas këtu.

