Konferenca AllWeb sjell çdo vit zëra që lëvizin kufijtë e mendimit rreth marketingut, teknologjisë dhe inovacionit.
Këtë 6 nëntor, audienca shqiptare do të ketë mundësinë të dëgjojë Barbara Slade Jagodić, eksperte e njohur ndërkombëtare në SEO dhe themeluese e agjencisë SLADE, dhe Diego Pisa, CEO i Teleperformance Italy Group, lider që ka ndërtuar një kulturë organizative ku teknologjia është në shërbim të njeriut.
Barbara Slade Jagodić, nga gazetaria online tek ndërtimi i një prej markave më të besueshme në marketingun digjital
Barbara është një nga emrat që e ka përjetuar transformimin e internetit që nga fillimi. Ka qenë ndër redaktoret e para të lajmeve online në Kroaci, blogere e suksesshme dhe më pas një ndër figurat më të njohura të marketingut digjital në rajon.
Si themeluese e SLADE, ajo drejton një agjenci që ndërthur strategjinë, përmbajtjen dhe SEO-n për të ndërtuar marka që qëndrojnë gjatë në treg.
Është shpallur ndër 20 figurat më me ndikim në LinkedIn në Kroaci, jep leksione në disa unive sitete dhe vazhdon të frymëzojë sipërmarrëse që kërkojnë të ndërtojnë biznesin e tyre me profesionalizëm dhe vetëbesim.
“SEO është mënyra si të gjejnë, si të kuptojnë dhe si të kujtojnë, jo vetëm algoritëm, por marrëdhënie.”
Në AllWeb ajo do të tregojë se si mund të ndërtosh një markë të fortë pa zhurmë, vetëm përmes vlerës reale dhe zërit tënd unik.
Diego Pisa, një model lidershipi që matet me ndikimin tek njerëzit
Si drejtues i Teleperformance Italy Group për Italinë dhe Shqipërinë, Diego ka sjellë një qasje të re në menaxhim: ai ndërton ekipe që rriten bashkë me kompaninë.
Falë vizionit të tij, Teleperformance është bërë punëdhënësi më i madh privat në Shqipëri dhe një nga kompanitë më të vlerësuara në Itali për kulturën dhe qëndrueshmërinë.
Nën drejtimin e tij, kompania ka fituar çmime të shumta si:
Great Place to Work – Italy & Albania 2025
Best Workplace for Women 2025
Best Employer of the Year Albania 2024
Leader della Sostenibilità 2024
Diego është pjesë e FIAA, YPO dhe Confindustria dhe njihet për mendimin e tij kritik ndaj një teknologjie që shpesh e harron njeriun në qendër.
“Ajo që po përjetojmë nuk është domosdoshmërisht inteligjencë artificiale, është më shumë konfuzion artificial. Teknologjia duhet të na ndihmojë, jo të na zëvendësojë.”
Në AllWeb ai do të ndajë përvojën e një lideri që ka arritur ta bëjë kompaninë fituese, pa humbur humanitetin.
Barbara sjell eksperiencën e një sipërmarrëseje që ka ndërtuar markën e saj nga zero; Diego sjell vizionin e një drejtuesi që transformon sisteme të mëdha përmes kujdesit ndaj njerëzve. Të dy do të ndajnë ide dhe përvoja reale për mënyrën si mund të arrihet suksesi digjital pa humbur lidhjen me thelbin njerëzor të çdo biznesi. Biletat janë tashmë të disponueshme në allweb.digital

