AMD ka kaluar vlerën në treg të Intel ditën e premte. Aksionet e AMD u rritën me 3% gjatë asaj dite, duke i siguruar kompanisë një vlerë prej $156.83 miliardësh. Nga ana tjetër vlera e Intel ra me 9% pas njoftimit se kompania nuk kishte arritur fitimet e parashikuara për këtë periudhë kohore. Tashmë vlera e Intel ka arritur në $151.75 miliardë.
Sigurisht që kjo diferencë është simbolike, por tregon se si po rritet rivaliteti në tregun e PC dhe proçesorëve të server-ave, ku këto dy kompani përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ky vlerësim mund të tregojë gjithashtu se investitorët janë më tepër të interesuar në një prodhues proçesorësh me pak asete se sa një tjetër që është duke investuar shumë në prodhime. AMD prodhon më tepër proçesorë në fabrika të jashtme, ndërkohë që Intel ka në plan të vazhdojë me ndërtimin e fabrikave të prodhimit dhe operimit të proçesorëve.
Gjatë viteve të fundit produktet e AMD kanë rritur shumë performancën e tyre, duke tejkaluar shpejtësinë e proçesorëve të Intel në disa aplikacione.
Intel tregoi se raporti zhgënjyes i fitimeve reflekton problemet me ekzekutimin dhe uli parashikimin për fitimet në fund të vitit në $2.30 për aksion nga $3.60. Intel fajësoi gjithashtu një treg të ngadalësuar të PC dhe situatën e keqe ekonomike në botë.