AlbaPulse, një startup shqiptar që po ndërton platformën e inteligjencës së tregut të pasurive të paluajtshme, është pranuar zyrtarisht në Durana Tech Park, duke u bërë pjesë e ekosistemit më të avancuar teknologjik në vend.

Durana Tech Park mbështet kompani teknologjike me potencial rajonal dhe ambicie të qarta për rritje. Për AlbaPulse, kjo do të thotë akses në infrastrukturë, talent të specializuar, dhe mundësi bashkëpunimi me institucione vendase e ndërkombëtare. Pranimi në Durana validon vizionin e kompanisë për të ndërtuar një zgjidhje që do të shërbejë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tregjet e Ballkanit Perëndimor.
Pranimi në Durana Tech Park është një konfirmim i vizionit tonë. AlbaPulse po ndërtohet si infrastrukturë inteligjence për tregun e pronave, jo si një aplikacion i radhës.Qëllimi ynë është të strukturojmë të dhëna të fragmentuara dhe t’i interpretojmë ato përmes analizës së Inteligjencës Artificiale.
Mario Zaka, CEO i AlbaPulse

Çfarë është AlbaPulse?
Është përgjigja ndaj një problemi me të cilin vendimmarrësit institucionalë përballen çdo ditë: sot askush nuk ka informacion të besueshëm për tregun e pasurive në Shqipëri, as për vlerësime, as për analiza risku, as për trendet e tregut. AlbaPulse po ndërton platformën që i ofron të gjitha këto.
Ndryshe nga tregjet perëndimore që funksionojnë me sisteme MLS (Multiple Listing Service), tregu shqiptar nuk ka asnjë burim qendror të informacionit. Informacioni është i shpërndarë, shpesh i pavërtetë, dhe nuk ekziston një pamje e plotë e tregut.
Kjo mungesë e transparencës ndikon në të gjithë: nga individët që duan të blejnë shtëpi, te institucionet që kanë nevojë për të dhëna të sakta për vendimmarrje strategjike.
AlbaPulse po ndërton zgjidhjen: një platformë që sjell transparencë dhe inteligjencë të tregut ku sot ekziston vetëm informacion i copëzuar.

Platforma ofron një pamje analitike të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme duke mundësuar vlerësime më të sakta, menaxhim risku, analiza të trendeve, dhe vendimmarrje të informuar për institucionet publike dhe private.
Faza e parë e zhvillimit fokusohet në ndërtimin e bazës teknologjike dhe pilotimin e platformës me partnerë institucionalë gjatë 2026.
Platforma synon të krijojë 40–50 vende pune me kualifikim të lartë në vitet e ardhshme, duke kontribuar në ekonominë e inovacionit dhe duke mbajtur talent të specializuar në Shqipëri.


