Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
    28 Dhjetor, 2025
    Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
    28 Dhjetor, 2025
    Në Kinë ju mund të merrni me qera një AgiBot për t’i shërbyer të ftuarve gjatë dasmës tuaj
    28 Dhjetor, 2025
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Studimi afatgjatë në Mbretërinë e Bashkuar lidh ndotjen e ajrit me rrezikun e demencës dhe goditjes në tru
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Studimi afatgjatë në Mbretërinë e Bashkuar lidh ndotjen e ajrit me rrezikun e demencës dhe goditjes në tru
Science

Studimi afatgjatë në Mbretërinë e Bashkuar lidh ndotjen e ajrit me rrezikun e demencës dhe goditjes në tru

Last updated: 13 Janar, 2024 6:30 pm
Ndaj
5 Min lexim

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë mësuar se si ndotja e ajrit kontribuon në demencë dhe sëmundje të trurit. Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në nivel global, duke përbërë rreth 11% të vdekjeve. Rreth 50 milionë njerëz jetojnë me demencë, dhe shifra pritet të rritet në rreth 150 milionë deri në vitin 2050. Është shumë e ta konsiderosh këtë si pasojë e natyrshme të një popullsie në plakje.

Studimi ka analizuar shëndetin e më shumë se 413,000 njerëzve që marrin pjesë në projektin UK Biobank. Të gjithë ishin midis 40 dhe 69 vjeç dhe pa demencë, kancer ose goditje në tru në fillim të studimit. Shëndeti i tyre u ndoq për një kohë të gjatë, duke u fokusuar në lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe kalimit nga të qenurit të shëndetshëm në një shfaqje të goditjes në tru, demencës ose të dyjave. Gjithashtu u mblodhën të dhëna për stilin e tyre të jetesës, duke përfshirë duhanin, stërvitjen, konsumimin e alkoolit dhe dietën, si dhe statusin e tyre socio-ekonomik.

Për 11 vjet, 6,484 njerëz patën një goditje në tru, 3,813 zhvilluan demencë dhe 376 u prekën nga të dyja sëmundjet. Në këtë mënyrë studiuesit gjetën një marrëdhënie midis ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit dhe shfaqjes së demencës, si dhe shfaqjes të demencës pas një goditjeje në tru.

Prof Frank Kelly i Imperial College London, i cili ishte pjesë e ekipit të studimit, tha: “Këto gjetje të reja ndihmojnë për të sqaruar se si ndotja e ajrit luan një rol të rëndësishëm në tranzicionet dinamike të goditjes në tru dhe demencës, madje edhe në përqendrime nën standardin aktual të cilësisë së ajrit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Objektivi për ndotjen sipas Aktit të Mjedisit është sa dyfishi i udhëzimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe është vendosur të arrihet deri në vitin 2040. Mos përmbushja e udhëzimit të OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur do të thotë se mijëra njerëz të tjerë rrezikohen nga sëmundjet e rënda si p.sh. goditje në tru dhe demenca thjesht sepse nuk janë në gjendje të thithin ajër të pastër.”

Një komitet i ekspertëve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rishikoi 69 studime dhe arriti në përfundimin në vitin 2022 se ka të ngjarë që ndotja e ajrit të përshpejtojë rënien e aftësive konjitive te të moshuarit dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të demencës.

Në Universitetin e Mançesterit, Prof Gordon McFiggans dhe ekipi i tij kanë ndërtuar një strukturë për të ekzaminuar se cilët ndotës të ajrit ndikojnë në shëndetin e trurit tonë. Në qendër të saj është një dhomë e pastër plastike, ose reaktor. Një cep i laboratorit përmban një motor Volkswagen me naftë. Tubacioni të lidh me një rimorkio jashtë që përmban një sobë me dru moderne dhe një grup tjetër tubash krijojnë lidhje me një tigan të vogël. Një grup llambash halogjene dhe llamba xenon-arc imitojnë diellin.

Tubacionet janë instaluar për të lejuar vullnetarët të thithin ajrin brenda dhomës. Vullnetarët janë mbi 50 vjeç dhe kanë një histori familjare të demencës ose sëmundjes Alzheimer. McFiggans dhe ekipi i tij krijuan përzierje të standardizuara të tymit të gatimit, produkteve të pastrimit, shkarkimit të naftës dhe tymit të sobave të drurit për të simuluar përqendrimet e gjetura në smog në shumë qytete të mëdha. Vullnetarët iu nënshtrohen testeve të trurit para dhe pas frymëmarrjes së ajrit të dhomës. Qelizat e mushkërive gjithashtu ekspozohen ndaj ajrit të dhomës dhe grimcat mblidhen për eksperimente të mëtejshme.

McFiggans tha: “Ne synojmë t’u tregojmë politikëbërësve se efektet shëndetësore të burimeve të ndryshme të ndotjes mund të kuantifikohen dhe mund të formojnë bazën për një udhëzim të orientuar nga burimi, dhe potencialisht politika, për reduktimin dhe shmangien e dëmit.“

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shikoni projektin fitues për zyrat e reja qendrore të TV Klan
Tjetra 5 arsye pse duhet të prisni për gjeneratën e re të Apple Watch

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
Entertainment
28 Dhjetor, 2025
Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
Tech
28 Dhjetor, 2025
Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
Mobile
28 Dhjetor, 2025
Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
Tech
28 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Science

Studimi i NASA “nuk ka gjetur asnjë provë për praninë e UFO-ve”, megjithatë disa fenomene kanë mbetur ende pa asnjë shpjegim

14 Shtator, 2023
Science

Pilula e re mund të rrisë shancet e suksesit për fekondimin in-vitro

8 Korrik, 2024
Science

Ëmbëltuesi artificial i përdorur në Diet Coke “mund të shkaktojë kancer”

30 Qershor, 2023
Science

Studimi zbulon se “lodhja nga video-telefonatat” mund të ketë një efekt negativ në trurin dhe zemrën e personave

29 Nëntor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?