Të gjithëve na ka ndodhur të shpenzojmë orë e orë të tëra duke u përpjekur të gjejmë një mesazh të caktuar. Por nëse me përafërsi mban mend të paktën periudhën kur e ke çuar tashmë WhatsApp sjell strumentin e duhur.
Sipas WABetaInfo aplikacioni po mundohet të sjellë edhe një mënyrë tjetër të kërkimit, kësaj here nëpërmjet datës. Nëse mban mënd se kur afërsisht është dërguar teksti, mesazhi zanor, video, dokumenti apo foto WhatsApp do të të çojë menjëherë tek dita, muaji apo viti specifik.
Përveç kësaj flitet edhe për një opsion për menaxhimin e hapsirës. Në testin tjetër Whatsapp sjell një ndarje të detajuar të materialeve që okupojnë sasi të mëdha memorie dhe sigurisht një buton për pastrim të shpejtë.
Në beta opsione testohen pafund, dhe asgjë nuk na garanton se do ta shohim një ditë në përditësimin e radhës, por sidoqoftë këto funksione duken fare të thjeshta dhe ne rast se konfirmohen, nuk do bënin asgje tjetër veçse do të shtonin dashurinë e përdoruesve.