Apple ka prezantuar versionin më të ri të iOS 16.0.3 ditën e hënë 1 muaj pas prezantimit zyrtar të iOS 16. Update-i më i ri është këtu për të rregulluar problemet kryesore në disa modele të iPhone 14, duke përfshirë këtu vonesat në thirrjet hyrëse, vonesat në njoftime dhe volumit të ulët gjatë telefonatave në CarPlay.
Në këtë version rregullohen dhe problemet me kamerat që disa modele në serinë 14 të iPhone-ve kanë pasur, si përshembull koha e ngadaltë e hapjes së kameras apo ndërrimi spontan midis modaliteteve të ndryshme në kamera.
iOS 16.0.3 sjell dhe zgjidhje për problemin jo specifik në iPhone 14, ku një email i keqformuar mund të sjellë mosfunksionimin e aplikacionit Mail.
Për të mësuar se si të instaloni këtë update lexoni më poshtë:
- Hapni Settings
- Klikoni mbi General
- Hapni kategorinë Software Update
- Klikoni Doënload and Install