HMD ka prezantuar 3 smartphone të rinj Nokia, duke përfshirë këtu dhe Nokia 5710 XpressAudio i cili ka një kasë karikuese të përfshirë për kufjet wireless. Kjo nuk është hera e parë që një ide e tillë praktikohet, por është tepër e rëndësishme pasi kjo është hera e parë që praktikohet nga një kompani më e madhe me prekje globale.
Nokia 5710 XpressAudio duket si një smartphone klasik i Nokia, me një ekran 2.4” dhe tastierë T9. Kjo pajisje do të dalë në shitje për $89 me kufjet wireless të përfshira, të cilat ofrojnë deri në 4 orë luajtje muzike për një karikim, deri në 2.4 orë bisedë telefonike. HMD tregon se bateria e zëvëndësueshme e Nokia 5710 XpressAudio ofron deri në 6 orë bisedë telefonike dhe deri në 20 ditë standby me 2 karta SIM 4G të përfshira në të.
Deri më tani nuk është lajmëruar për mbështetjen e Spotify, Apple Music apo platformave të tjera muzikore në këtë telefon. Megjithatë ju keni mundësinë të dëgjoni muzikë në formatin MP3 ose të dëgjoni radion.
Përveç Nokia 5710 XpressAudio, HMD ka prezantuar gjithashtu Nokia 8210 4G dhe Nokia-n e palosshme 2660 Flip. Nokia 8210 4G do të shitet për $59, ndëkohë që 2660 Flip për $20.
Pjesë e produkteve të prezantuara ishte dhe pajisja me sistem operativ Android, Nokia T10, një tablet i vogël me ekran 8”, 3GB RAM dhe 32GB internal storage, që do të shitet për $159.