Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Micron thekson se kriza e RAM do të vazhdojë përtej 2026
    22 Dhjetor, 2025
    Sateliti Starlink shpërthen në pjesë të vogla të cilat po bien në Tokë
    22 Dhjetor, 2025
    Gemini mund të verifikojë nëse një video është krijuar përmes Google AI
    20 Dhjetor, 2025
    Europol përgatitet për krimet që mund të kryhen mbi dhe nga robotët në vitin 2035
    20 Dhjetor, 2025
    Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik”
    18 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
    Nga Champions League te Big Brother VIP, DigitAlb e kthen dhjetorin në superfestë
    16 Dhjetor, 2025
    Studiuesit tregojnë se nëse keni një problem që nuk po e zgjidhni dot, gjumi mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje
    16 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Si të shfrytëzoni maksimalisht të gjitha karakteristikat e Galaxy AI
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Si të shfrytëzoni maksimalisht të gjitha karakteristikat e Galaxy AI
Mobile

Si të shfrytëzoni maksimalisht të gjitha karakteristikat e Galaxy AI

Last updated: 25 Prill, 2024 2:07 pm
Ndaj
8 Min lexim

Me lançimin e gjeneratës së re të Galaxy S24, pamë se si themeli  i kësaj gjenerate ishte pikërisht AI Mobile, risia që po ndryshon themelet e shumë industrive. Kjo epokë e re shpalosi përvoja të reja celulare, që ndryshuan dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë mënyrën se si smartphonet fuqizojnë përdoruesit dhe është pikërisht AI, ajo që përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24. Galaxy S24 Ultra, është një nga titanët e gjeneratës së re dhe padyshim një nga pionerët e dekadës së ardhshme të inovacionit celular. Më poshtë do të veçojmë disa nga karakteristikat kryesore të kësaj pajisjeje që e bëjnë këtë telefon të zgjuar të qëndrojë në majë. 

Komunikim i pametë dhe i mbështetur nga AI

Galaxy AI na njeh me një inteligjencë kuptimplotë, që synon të përmirësojë çdo fushë të jetës, veçanërisht komunikimin, që është dhe roli themelor i një telefoni. Për dërgimin e mesazheve, Chat Assist do të gjejë fjalët e duhura për ju, dhe ngjyrimet e duhura të fjalëve, për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç ishte synuar: si një mesazh i sjellshëm për një koleg ose një frazë e shkurtër dhe tërheqëse për një titull në rrjetet sociale. Organizimi do të jetë gjithashtu me i lehtë falë Note Assist në Samsung Notes, duke paraqitur përmbledhje të krijuara nga AI, krijimin e modeleve që riorganizojnë shënimet me formate të parapërgatitura e jo vetëm. Për regjistrimet zanore, edhe kur ka shumë altoparlantë, Transcript Assist përdor AI dhe teknologjinë teknologjinë Speech-to-Text për të transkriptuar, përmbledhur dhe madje përkthyer regjistrimet. E meqë jemi tek komunikimi, karakteristika e mëposhtme është një nga të preferuarat tona. 

Kërkimi në motorrët e kërkimit nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë 

Komunikimi nuk është mënyra e vetme me të cilën Galaxy S24 i çon në tjetër nivel përfitimet themelore të telefonit në të ardhmen. Kërkimi në internet ka transformuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Galaxy S24 shënon një moment historik në historinë e kërkimit, si telefoni i parë që ka debutuar me Circle to Search intuitiv, të drejtuar nga gjeste me Google. Për t’u dhënë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm, Galaxy iu drejtua udhëheqësit botëror të kërkimit, Google, dhe hapi forma të reja zbulimi me një gjest të thjeshtë. Me një shtypje të gjatë në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë. Nëse shihni një pikë referimi të bukur në sfondin e postimit të mikut tuaj në rrjetet sociale ose një fakt befasues argëtues në YouTube Shorts, mund të mësoni shumë shpejt për çfarë bëhet fjalë, pa u larguar nga aplikacioni ku jeni. Madje në varësi të vendit ku ndodheni, për kërkime të caktuara, do të jeni në gjendje të shihni përmbledhje krijuese të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacione dhe kontekst të dobishëm të bashkuar nga i gjithë interneti dhe të bëni pyetje më komplekse e jo vetëm. 

Nxisni krijimtarinë për të zbuluar botën në mënyra të reja

Përveç komunikimit, teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri u shndërrua shumë shpejt në të preferuarën e shumë prej jush.  Falë AI Mobile, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, e pati më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese në çdo hap, duke filluar nga shkrepja e një fotografie deri tek shpërndarja e saj në rrjetet sociale. Galaxy S24 Ultra vjen me 5 kamera të fuqishme. Kamera e këndit të gjerë deri në 200 MP, kamera e zmadhimit deri në 10x, 50 MP dhe 3 kamera të tjera, ndër to dhe e Selfiet, më një kualitet epik që fotot tuaja të jenë të jashtëzakonshme. Pasi të shkrepni fotografi të shkëlqyera, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI mundësojnë kryerjen e modifikimeve të thjeshta si fshirjen, apo rikompozimin e fotove. Për optimizime më të lehta dhe më efikase, Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me AI krijues. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij. 

Përvoja më inteligjente ndonjëherë e Galaxy, mundësuar nga Performanca Premium

Ndërsa AI bëhet një pjesë më e spikatur e jetës së përditshme, fuqia e rendimentit duhet të shkëlqejë për të përmbushur kërkesat. Lojëra, regjistrimi dhe montazhi i madh i videove, kalimi mes pesë aplikacioneve ndërsa planifikoni një udhëtim etj… Cilado qoftë detyra, Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin e tij, ekranin apo më shumë. Pamjet janë më të gjalla dhe magjepsëse se ndonjëherë në ekranin më të ndritshëm Galaxy. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster. Corning® Gorilla® Armor redukton reflektimet dhe përmirëson qartësinë vizuale, edhe në rrezet direkte të diellit. Vision Booster i përmirësuar rrit gjithashtu kontrastin dhe ngjyrën për një përvojë të jashtëzakonshme.

Gjithçka e përmirësuar, në kuadër të funksionalitetit, pa lënë pas dizajnin dhe elegancën. Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titani, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme në dorë. Këto ishin vetëm disa nga karakteristikat AI të këtij centrali të fuqishëm dhe ajo që ju mbetet është të zbuloni vetë magjinë e një smartphone-i të tillë. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme A ju pëlqen look-u i ri që AI i dha Mark Zuckerberg?
Tjetra Adobe prezanton modelin e ri AI që shndërron videot e turbullta në video me cilësi të lartë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
Mobile
22 Dhjetor, 2025
Micron thekson se kriza e RAM do të vazhdojë përtej 2026
Tech
22 Dhjetor, 2025
TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
Apps
22 Dhjetor, 2025
Sateliti Starlink shpërthen në pjesë të vogla të cilat po bien në Tokë
Tech
22 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Publikohet në rrugë jo zyrtare dizajni i iPhone SE 4

2 Prill, 2024
Mobile

Apple do të të njoftojë sa herë që aplikacionet spiunojnë aktivitetin tënd

25 Dhjetor, 2020
Mobile

Apple nis zyrtarisht prodhimin e iPhone 9

19 Mars, 2020
Mobile

Vivo G2 sapo është prezantuar me një bateri 5,000mAh dhe procesor Dimensity 6020

20 Janar, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?