Seria A e Galaxy ka rezultuar deri tani nje nga me te suksesshmet per Samsung dhe nje rival i forte i cdo bugdet phone, nese i referohemi versioneve me te shitura A40 dhe A50. E njejta seri duket se do te rikthehet ne 2020 me nje ndryshim te vogel i cili lidhet me numrin 1 pas cdo kategorie, duke nisur nga A51.⠀
Samsung nuk ka dhene asnje deklarate, por keto dite eshte zbuluar nje photo leak e shoqeruar me numer seriali “SM-A515F” i cili sapo ka marre edhe certifikimin WiFi. Nese parashikimet jane te sakta, ky eshte A51 i ri.⠀ ⠀
Nga leaks kuptojme se kete here do te kemi te bejme me ekran 6.1inch FHD+, 32MP selfie camera e vendosur ne mes te ekranit, 4 kamera ne pjesen e pasme (48,12,12,5 MP), 4GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 4,000mAh.
—
By: Xhonald Mamo
—-
Geek Room te sugjeron te shohesh: