One UI 3.1 debutoi për herë të parë në serinë S21 dhe tani do të jetë në dispozicion të smartphonëve të tjerë.
Në listën e smartphone-ve që do të marrin One UI 3.1 përfshihen seria S20 dhe Note 20, Galaxy Z Flip, Z Fold2, seria S10 dhe Note 10 dhe më në fund Galaxy Fold së bashku me pajisje nga seria A si A71, A51, A90, A80, A70 dhe A50.
Update-i i ri sjell shërbime të reja në kamera, regjistrim multi-microphone, eye comfort shield, private share dhe auto switch për Galaxy Buds. Shërbimi Single Take i cili regjistron automatikisht foto të palëvizshme është përmirësuar gjithashtu. Një tjetër shërbim i ri është Object Eraser, nëpërmjet të cilit mund të hiqni objekte të padëshiruara nga fotot tuaja vetëm më një klikim.
Regjistrimi multi-microphone gjendet në modalitetin Pro Video dhe ju lejon të regjistroni audio nga telefoni dhe një tjetër pajisje e lidhur me Bluetooth si Galaxy Buds Pro.
Një shërbim tjetër është Eye Comfort Shield e cila rregullon dritën blu automatikisht gjatë ditës për të mbajtur sytë tuaj të freskët dhe t’ju ndihmojë të flini gjumë më lehtësisht gjatë natës. Private Share ju lejon të fshini vedndodhjen nga fotot kur i shpërndani dhe mund të vendosni se për sa kohë dosja do të jetë e pranishme në pajisjen tjetër, ndërkohë që Auto Switch ju ndihmon të zhvendoseni nga një pajisje Galaxy në tjetrën pa ndërprerje me kufjet Buds Pro, Live dhe Buds+.