Gjatë kësaj jave ka pasur shumë të reja në lidhje me smartphone-in që pritet të prezantohet në fillim të vitit pasardhës, Galaxy S21 FE. Fotot më të fundit të bëra leak tregojnë pamjet e këtij smartphone-i ndërkohë që në të janë vënë kasat mbrojtëse zyrtare që do të vijnë nga kompania.
Për herë të parë pamjet u shfaqën përmes GSM Arena, dhe ne mund të shikojmë një pamje të smartphone-it me një cover të tejdukshëm, një cover silikoni ngjyrë gri dhe një tjetër në ngjyrë të bardhë. Këto fotografi nuk na tregojnë diçka të re, por ne mund të shikojmë qartësisht dizajnin e Galaxy S21 FE, me 3 kamera në pjesën e pasme dhe një kamera hole punch selfie në qendër të pjesës së sipërme të ekranit.
Një tjetër informacion i bërë leak rreth kësaj pajisjeje është dhe çmimi i saj. Në tregun evropian, Galaxy S21 FE pritet të dalë në shitje për çmimin €649.
Galaxy S21 FE është një ndër pajisjet që është bërë leak shumë më herët se pajisjet e tjera, ndoshta dhe për vetë faktin se prezantimi i saj është shtyrë disa herë. Më parë leakers të ndryshëm kanë publikuar disa renders me pamjen e qartë të tyre, bashkë me disa specifika që pritet të përfshihen në këtë smartphone.