Dhe pse eventi Unpacked i këtij viti ishte më tepër i përqëndruar në serinë e re të smartphone-ve, Galaxy S22, një vëmendje tepër të madhe duket se ka tërhequr dhe seria e re e Galaxy Tab S8 dhe S8 Ultra. Madje interesi për këto pajisje ishte aq i lartë, saqë Samsung është detyruar të ndalojë marrjen e porosive për shkak të rezervimeve të shumta të kryera.
Kjo vjen si një surprizë, pasi shumica e tregut për tabletë flagship përbëhet nga iPad të Apple. Megjithatë kjo kërkesë shumë e madhe për tabletët e rinj Tab S8 dhe S8 Ultra tregon se dëshira për një tablet të mirë me sistem operativ Android nuk ka vdekur ende.
Në serinë e re të tabletëve gjenden 3 pajisje të reja, Galaxy Tab S8, Tav S8+ dhe Tab S8 Ultra. Aktualisht i vetmi produkt që mund të porositet nga qytetarët në SHBA është vetëm Tab S8+, pasi dy modelet e tjera e kanë ndaluar marrjen e porosive.
Megjithatë nuk dihet se dhe për sa kohë do të ketë stok për Galaxy Tab S8+, pasi Samsung deklaroi: “Ne jemi shumë të emocionuar nga përgjigja e konsumatorëve ndaj linjës së re Galaxy Tab S8. Për shkak të kërkesës së lartë gjatë 48 orëve të fundit, ne do të na duhet të ndalojmë marrjen e porosive në Samsung.com për Galaxy Tab S8 dhe Tab S8 Ultra.”