Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Risitë që qëndrojnë pas pajisjeve të palosshme më të holla dhe më elegante Samsung
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Risitë që qëndrojnë pas pajisjeve të palosshme më të holla dhe më elegante Samsung
Mobile

Risitë që qëndrojnë pas pajisjeve të palosshme më të holla dhe më elegante Samsung

Last updated: 23 Korrik, 2025 5:44 pm
Ndaj
7 Min lexim

Që prej momentit kur Samsung krijoi kategorinë e pajisjeve të palosshme duke prezantuar smartfonin e parë të këtij lloji në vitin 2019, kompania ka ndjekur një qëllim të vetëm: t’u ofrojë përdoruesve ekrane të mëdhenj në pajisje që përshtaten lehtësisht në xhep. Pas viteve të tëra dhe mijëra përmirësimeve në dizajn dhe inxhinieri, pajisjet e palosshme Galaxy jo vetëm që e kanë përmbushur këtë objektiv, por kanë vendosur një standard të ri në inovacionin mobil të palosshëm.

Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 janë pajisjet më të holla, më të lehta dhe më të avancuara të palosshme që Samsung ka prezantuar ndonjëherë.

Përmasa ideale për xhepin tuaj

Galaxy Z Flip7 është mjaft kompakt, falë përmasës së të tij vetëm 6.5 mm i hollë kur hapet dhe 13.7 mm kur mbyllet, duke e bërë të përshtatet lehtësisht në çdo xhep. Falë teknologjisë me qark të dendur dhe baterisë me kapacitet më të lartë, ky model ofron performancë më të madhe pa kompromentuar dizajnin e hollë dhe të sofistikuar. 

Ndërkohë, Galaxy Z Fold7 është pothuajse gjysma e trashësisë së modelit të parë Fold, me vetëm 8.9 mm kur është i palosur dhe 4.2 mm kur hapet. Ky reduktim prej 48%, i kombinuar me një ekran më të gjerë dhe më të ndritshëm dhe raportin e ri të pamjes 21:9 të ngjashëm me një smartphone klasik, sjell një pajisje të palosshme që është njëkohësisht e lehtë për t’u mbajtur dhe intuitive në përdorim.

Më shumë forcë, më pak hapësirë

Galaxy Z Fold7 prezanton menteshën Armor FlexHinge të gjeneratës së tretë, që është 27% më e hollë dhe 43% më elehtë se paraardhësja e saj. Përmirësimet kryesore përfshijnë:

• Elemente më të holla për rrotullim dhe mbështetje, që rezultojnë në një menteshë më të vogël në madhësi, por me forcë të ruajtur.

• Përbërës të rinj prej aliazhesh që rrisin forcën e qëndrueshmërisë mbi 14%, duke lejuar që mentesha të përballojë më mirë palosjet e përsëritura.

• Funksione të ndara mbështetëse dhe rrotulluese, që shtojnë stabilitet strukturor dhe fleksibilitet më të madh në dizajn.

• Një krah që hapet më gjerë siguron një ekran më të sheshtë dhe më të pastër për një eksperiencë më premium shikimi.

Galaxy Z Flip7 ka menteshë FlexHinge më të hollë të Samsung deri më tani, 29% më e holla se ajo në Galaxy Z Flip6, duke ofruar mbështetje të plotë për FlexMode dhe qëndrueshmëri të lartë për përdorim të përditshëm.

Ekrane më të hollë, më të forte

Ekrani është një gur themeli i inovacioneve hardware të Galaxy Z Fold7, me fokus në qëndrueshmëri më të madhe, duke siguruar që pajisja të jetë më e lehtë dhe më e hollë:

• Trashësia e ekranit është reduktuar mbi 39% përmes ripërpunimit të plotë të strukturës së panelit dhe futjes së materialeve të avancuara.

• Struktura prej titanit zëvendëson fibrën e karbonit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë me 64% dhe rezistencën ndaj ndikimeve.

• Profil më i hollë arrihet përmes ridizajnimit të shtresës së panelit, që përthith më mirë stresin e jashtëm dhe garanton qëndrueshmëri të vazhdueshme.

• Ultra Thin Glass – UTG është 50% më i trashë se ai i Galaxy Z Fold6, për një shenjë palosjeje më të butë dhe më pak të dukshme, si dhe performancë të përmirësuar.

Me Galaxy Z Flip7, Samsung ruan dizajnin ikonik të serisë Z Flip, por ofron më shumë fuqi në një paketë më të vogël:

• Një ekran i ri Infinity Cover nga cepi në cep heq “notch”-in e zi, duke ofruar më shumë përmbajtje dhe pamje më të pastër.

• Kamera HID është vendosur saktësisht në cep, duke ruajtur pamjen të pastër dhe simetrike.

• Korniza e ekranit është zvogëluar nga 3.94 mm në 1.25 mm, një reduktim prej 68%, që e bën Galaxy Z Flip7 me kornizën më të hollë të ekranit në botë për një pajisje të palosshme.

Kamera profesionale për imazhe të pastra

Galaxy Z Fold7 ofron një përvojë kamerash në nivel ultra, duke sjellë teknologjinë e flagship në një dizajn të hollë dhe të lehtë.

• Kamera e parë me kënd të gjerë 200 MP në një pajisje të palosshme, e mundësuar nga një aktuator i ri i hollë dhe një ridizajn i plotë strukturor.

• Moduli i kamerës është zvogëluar me 18% dhe janë kryer afërsisht 30,000 simulime, duke rezultuar në kamerën 200 MP më të hollë në një pajisje të palosshme, pa sakrifikuar cilësinë e imazhit.

Në Galaxy Z Flip7, moduli i kamerës është rindërtuar nga themeli, duke ofruar cilësi imazhi të nivelit flagship në një trup më të hollë. Për të arritur një dizajn më të hollë, ndërkohë që ruhet performanca e lartë, Samsung ka thjeshtuar strukturën e brendshme të të gjithë modulit, duke përfshirë një aktuator më të vogël që siguron autofocus me performancë të lartë dhe më pak volum.

Materiale më të forta, ndjesi më e lehtë

Samsung ka forcuar profilin e hollë të Galaxy Z Fold7 me materiale më të forta dhe më të avancuara. Ekrani mbulesë tani përmban Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2, që është 30% më i fortë në qëndrueshmëri materiale se gjenerata e mëparshme. Për më tepër, korniza dhe mbulesa e menteshësjanë përmirësuar me Advanced Armor Aluminum, një material që është 10% më i fortë se Armor Aluminum-i që u përdor në Galaxy Z Fold6.

Në përfundim

Çdo menteshë, shtresë ekrani dhe komponent kamerash brenda Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 janë ridizajnuar me një qëllim: t’u ofrojnë konsumatorëve një pajisje të palosshme të rafinuar, që përdoret me lehtësi si çdo smartphone premium.

Mirë se vini në një epokë të re fuqie që përshtatet në xhepin tuaj.

Article by Brenton Benja

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Google po përdor 2 miliardë pajisje Android për të zbuluar tërmetet në mbarë botën
Tjetra Red Bull Tetris: Loja që na ka “gozhduar” për vite rikthehet këtë herë me një finale madhështore në Dubai

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Apple po pakëson prodhimin e iPhone 12 mini

11 Mars, 2021
Mobile

Apple do të përdorë ekrane OLED në të gjithë iPhone-t e prodhuar nga viti 2025

4 Shtator, 2024
Mobile

Ja video e parë si do të duket iPhone 12 5.4-inch

18 Maj, 2020
Mobile

7 karakteristika të cilat ju bëjnë krenar të keni një Galaxy Note20 Ultra

14 Shtator, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?