RedMagic, marka gaming e Nubia, ka lançuar 2 smartphone të ri në bashkëpunim me kompaninë kineze Tencent, RedMagic 6 dhe 6 Pro.Të dy këto smartphone janë pajisje high-end të cilat do të dalin në tregun botëror gjatë këtij muaji.
RedMagic 6 përdor proçesorin Snapdragon 888, ka një ventilator aktiv për ftohje dhe një ekran 6.8 inç OLED me një refresh rate prej 165Hz, duke e bërë ekranin më të shpejtë në treg. Gjithashtu kjo markë pretendon se sampling rate për një prekje në ekran është deri në 500Hz, ndërsa për disa prekje deri në 360HZ.
RedMagic 6 Pro është pothuajse identik me RedMagic 6, por ndryshimi qëndron në sasinë e RAM dhe shpejtësinë e karikimit. Modeli Pro ka 18GB RAM dhe një sistem karikim 120W e cila mund ta karikojë baterinë 4500mAh në vetëm 17 minuta. Modeli jo Pro ka bateri më të madhe, 5050mAh, por shpejtësi karikimi më të vogël prej 60W.
Bashkëpunimi me Tencent është jo i zakonshëm. RedMagic thotë se software i smartphone-it është optimizuar për aplikacionet e Tencent si WeChat dhe QQ, me shpejtësi leximi dhe shkrimi mbi 50% më të shpejta.
RedMagic 6 fillon nga çmimi $585, ndërsa versioni Pro kushton sa pothuajse dyfishi, duke filluar nga $1,020 për tregun vendas.