Për herë të parë prezantimi i serisë GT2 nga Realme u bë në janar të këtij viti, mirëpo kompania priti deri në fillimin e MWC 2022, ku Geek Room së bashku me Neptun janë të pranishëm, për të prezantuar në mënyrën e duhur Realme GT2 dhe GT 2 Pro për përdoruesit nga e gjithë bota.
Qëllimi kryesor i kësaj serie është që të jetë një rival i drejtpërdrejtë i Oppo Find X4 dhe OnePlus 10 Pro, ndërkohë që ruan cilësinë unike që e bëri Realme të njohur, çmimi më i ulët në krahasim me kompanitë e tjera.
Versioni standard GT2 do të dalë në shitje për €449.99, ndërkohë që varianti Pro do të nisë nga €649.99. Megjithatë këto çmime më të ulëta në krahasim me kompanitë e tjera nuk vijnë me mungesë të shërbimeve premium në këto smartphone.
Relame GT 2 vjen me një ekran 6.62 inç AMOLED dhe refresh rate 120Hz, proçesor Snapdragon 888, bateri me kapacitet 5,000mAh, karikim të shpejtë 50W dhe sistem me 3 kamera të pasme të kryesuara nga kamera kryesore 50MP.
Nga ana tjetër, Realme GT 2 Pro vjen me disa specifika dhe më të avancuara. Së bashku me ekranin 6.7 inç FHD+ me refresh rate 120Hz, do të vijë dhe proçesori Snapdragon 8 Gen 1. Gjithashtu në pjesën e pasme të smartphone-it do të gjenden 3 kamera: ajo kryesore 50MP, ultrawide 50MP dhe një “mikroskop” që arrin të zmadhojë objektet deri në 40x.