Ne jemi vetëm disa javë larg prezantimit të plotë të Nothing Phone 2, dhe dizajni i këtij smartphone-i sapo është publikuar. Në të vërtetë duket se smartphone-i i ri është shumë i ngjashëm me atë të gjeneratës së mëparshme, mirëpo Marques Brownlee prezantoi në mënyrë ekskluzive përmirësimet kryesore të bëra në sistemin e dritave LED në pjesën e pasme.
Duke krahasuar kokë më kohë pajisjet e gjeneratave të ndryshme, Brownlee vuri në dukje se si Nothing Phone 2 nuk përmbante vetëm 4 segmente dritash LED, por 9 të tilla, dhe pse të vendosura në të njejtin pozicion. Gjithashtu dhe ngjyra e smartphone-it nuk ishte më tërësisht e zezë, por ngjyrë gri.
Nothing duket se është fokusuar në këto LED shumë dhe ka rritur numrin e tyre nga 12 në 33, duke i bërë ato që të tregojnë sa më tepër informacione rreth smartphone-it që të jetë e mundur. Njëri prej shiritave LED përmban 16 LED, dhe Nothing e ka programuar këtë shirit të funksionojë si një progress bar, që mund të tregojë nivelin e volumit, kohën e mbetur pasi ju keni vendosur një timer, por dhe zhvilluesit e palëve të 3-ta mund të dizenjojnë shërbime specifike që funksionojnë në bazë të progress bar.
Gjithashtu ju mund të programoni një prej shiritave LED që të qëndrojë ndezur deri në momentin që ju të hapni një njoftim nga një aplikacion i caktuar në smartphone.