Përpara se të mbyteshim nga sistemet operative të përditësueshme, ekranet me prekje, kamerat e dyfishta etj, asgjë nuk krahasohej me një BlackBerry.
Brandi i destinuar për biznesmenë u mjegullua shumë shpejtë nga telefonat inteligjentë dhe të aksesueshëm nga të gjithë.
Pas vitesh disfatë liçensa e tij i kaloi TCL e cila po ashtu hoqi dorë prej kompanisë në fund të 2020. Por duket se dikush tjetër mendon se mundet të ketë sukses aty të tjerët nuk patën.
OnwardMobility një kompani amerikane është në planifikim e sipër për shpërndarjen e një smartphoni të ri BlackBerry. Pak informacione bëhen të ditura për vetë aparatin, mësohet se ai do të vijë me 5G dhe sigurisht mes gjithë opsioneve bazike të 2021 do të ketë edhe një tastierë fizike. E për më tepër mësohet se edhe kamera do të jetë e nivelit të lartë.
OnwardMobility po bashkëpunon me Foxconn, një kompani e cila ndërton smartphone dhe Kindle.
Edhe pse duket e vështirë për t’u besuar smartphonët me tastierë vazhdojnë ende ta kenë një treg edhe pse fare të vogël. Kompania duket se po vë bast mbi emrin dhe reputacionin e BlackBerry.