Tashmë prezente kudo në çdo formë teksti kompiuterik apo smartphone, emoji na ndihmojnë shumë për t’u shprehur emocionet përtej fjalëve. Këto simbole komike e kanë origjinen në Japoni dhe nuk ka cep të botës të mos kenë arritur.
Mijra prej tyre listohen në https://emojipedia.org/ dhe qindra të tjera shtohen çdo vit.
Ndoshta nuk e dije, por tashmë ka edhe një ditë ndërkombëtare për to, më 17 korrik.
Por njejtë si kultura, simbole të ndryshme kanë përkthime të ndryshme nga komuniteti në komunitet.
![]()
Kur duam të aprovojmë diçka dërgojmë dorën me gishtin e madh ngritur. Por kjo shenjë në Afghanistan, Iran apo Irak mund të të fusë në telashe pasi është ekuivalent me gishtin e mesit në perëndim.

E njëjta gjë nëse bashkon majën e gishtit të madh me atë tregues dhe ia dërgon një braziliani.
Në të tilla raste shkruaj më mirë “ok.”

“Kaka e lumtur” në perëndim mund të përdoret për të shpjeguar një ndjesi tekanjoze apo torrollake bazuar në shprehinë e gëzueshme të imazhit të një jashtqitje që buzëqesh. Ama në Japoni simboli përdoret për t’i uruar dikujt fat. Origjina vjen nga një lojë fjalësh “kin no unko” e cila do të thotë njëkohësisht “paç fat” dhe “kaka e artë.”

Kur do të përgëzosh dikë me tekst, një emoji i përshtatshëm mes shumë të tjerëve është qartësisht ai i duartrokitjes. Ama jo në Kinë, në shtetin aziatik kjo nënkuptohet si ftesë për marrëdhënie seksuale.

Shenja internacionale e rockut dhe metalit, ku dikush ngre gishtin tregues dhe të voglin është kryesisht e mirëpritur. Nga ana tjetër në disa vende latine si Kuba, Spanja, Italia, Brazili dhe Uruguai shenja merret si “brinar” duke treguar se personi të cilit po i drejtohet po tradhëtohet nga partneri, dhe “brinjët” po i shohin të gjithë përveç atij.

