Tashmë e dimë që Apple do të nxjerrë 4 modele të iPhone 12, dhe vetëm ne rast se kishe ruajtur disa Bitcoins mënjanë edhe ti do të jesh kurioz për versionin më të lirë. Produktet zyrtare sigurisht që do të konfirmohen në eventin e shtatorit post-pandemik por asgjë nuk na pengon të hamendësojmë.
Këtë bënë LetsGoDigital dhe Concept Creator teksa na shfaqin një video se si mund të jetë iPhone 12 5.4-inch.
Renderi paraqet estetikën retro të shumë përfolur, me anë të sheshta dhe më pak të rrëshkitshme.
Ekrani OLED me “notch” më të vogël, me boksin speaker sipër sensorit TrueDepth të Face ID.
Aspekti full-screen display e bën atë iPhone më të vogël që shohim prej kohësh.
Foleja e kartës SIM ka ndërruar krah, majtas nën butonat e volumit.
Dy kamera, një kënd gjerë dhe një ultra kënd gjerë si dhe proçesori më i fuqishëm A12 Bionic me 4GB RAM.
Dhe logjikisht përveç përmasave edhe çmimi do të jetë më i reduktuar me një shifër prej $649 si hipptezë fillestare.
Geek Room të sugjeron të shikosh këtë video: