August 11, 2020

Surprizë nga Apple! Data e prezantimit të iPhone 12 është shumë më afër seç mendonim

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Surprizë nga Apple! Data e prezantimit të iPhone 12 është shumë më afër seç mendonim

Pothuajse gjithçka është konfirmuar nga linja e re e iPhone-ve, debatet kanë shoqëruar Apple për datën e prezantimit e cila dyshohej se kësaj radhe do të vononte për shkak të komplikimeve të Covid-19.

Por jo! Krejt e kundërta, iHacktu, një leaker i famshëm Apple, ka njoftuar se iPhone 12 jo vetëm që nuk do të vonojë por do të jetë ndër smartphonet që do ë vijnë më herët ndër vite për kompaninë.
Sipas tij iPhone-t e rinj do të prezantohen në 8 shtator, vetëm iPhone 7 është prezantuar në 7 shtator. Bashkë me iPhone, do të prezantohen edhe gjenerata 6 e Apple Watch, një iPad i ri dhe doku për karikim pa kabull AirPower.

Më pas një event i dytë do të mbahet në 27 tetor ku do të shohim për herë të parë iPad Pro të rinj, Mac-ët e parë me Apple Silicon dhe ndoshta edhe Apple Glass.

Mahnitëse se si kompania ia ka dalë jo vetëm të shmangë vonesën por edhe të përshpejtojë datën, duke marrë parasysh situatën pandemike.
Megjithatë mbetet për tu parë sa efektiv do të jetë kapaciteti për t'iu përgjigjur kërkesës së madhe të tregut, tek e fundit është një iPhone i ri, 5G, kamera të reja, ndryshime në design që prej 3 gjeneratash, dhe tashmë katër versione çka pritet të lejojë ulje drastike çmimesh.

 

UPDATE (16:20) 

iPhone 12 do të ketë të njëjtvn vendosje notch-i si iPhone 11, zbuluar kjo në disa photo leaks të cilat ju i gjeni mëposhtë:

 

36861-68901-54inch-iPhone-12-screen-xl.jpg

 

36861-68902-54-inch-iPhone-12-screen-2-xl.jpg

Wednesday, 29 July 2020 12:20 Last modified on Wednesday, 29 July 2020 13:54

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo