Prej vitesh tashmë, lufta më e madhe mes smsartphone-ve ka qënë “edge to egde display”, sfida e krijimit të një ekrani pa korniza, pa sensorë, pa kamera, nga njëri cep tek tjetri vetëm ekran i destinuar vetëm për kontent.
Notch i prezantuar nga Apple tek iPhone X ishte një ide e shëmtuar që u kopjua sidoqoftë majtas e djathtas, Xiaomi solli kamerat mekanike, dhe Samsung së fundmi zgjodhi atë rrethin klasik tashmë për të cilin nuk jemi shumë entuziast.
Në një video të fundit ku Samsung prezanton kondicionerin e ri “Wind-Free”, aktorja në video shihet të japi komanda me anë të SmartThings direkt nga smartphone. Dhe ndryshe nga ç’pritej nuk është një Galaxy S20 pasi ekrani i këtij smartphone është pikërisht, dhe më në fund “edge to edge”.
Çfarë po ndodh??
A mos është ky një ngacmim që kompania ka zgjedhur të bëjë për të na prezantuar me të ardhmen jo dhe aq të largët? Në fund të fundit teknologjia e sensorëve dhe kamerave që fshihen poshtë ekranit ka kohë që është prezantuar, por nuk është stabël ende. Mos ndoshta Samsung ka vendosur të futet në lojë? Apo më mirë akoma, mos ndoshta kjo është pamja e parë për Galaxy Note 20?
Note pritet të konfirmohet zyrtarisht në gusht-shtator. Pandemia Covid-19 mund të ndikojë në vonesa, por nuk përjashtohet mundësia e lançimit në kohë.
Ky mund edhe të jetë thjesht një smartphone i rremë, i krijuar vetëm për efekt publiciteti. Me zemër në dorë qëndrojmë deri në një njoftim të dytë. Por sidoqoftë, për çdo leak për këtë smartphone apo dhe Note 20, Geek Room do të jetë aty për të të informuar.