Google ka tashmë një traditë të prezantimit të smartphone-ve të rinj Pixel në eventet që organizohen në muajin tetor. Dhe kësaj rradhe kompania ka vendosur ta ruajë këtë traditë, duke lajmëruar se eventi i prezantimit të Pixel 6 do të mbahet në datën 19 tetor.
Dhe pse Google prezantoi pajisjet e reja pak kohë më parë, ka ende shumë informacione të tjera të cilat nuk janë bërë të ditura rreth Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro. Ne mezi po presim të testojmë fuqinë e proçesorit të ri Tensor që përdoret në këto smartphone, i cili është dizenjuar nga vetë Google.
Mirëpo një surprizë e veçantë mund të jetë dhe prezantimi i një pajisjeje të re të quajtur Pixel Fold, pajisja e parë e palosshme nga Google. Megjithatë shanset janë që kjo pajisje të prezantohet më vonë në një event të veçantë po gjatë këtij viti.
2 muajt e fundit janë gjithmonë të tejmbushur me evente dhe prezantime të smartphone-ve të rinj, pasi pak më parë Apple prezantoi linjën e iPhone 13, dhe nga ana tjetër Microsoft prezantoi Surface Pro 8 dhe Laptop Studio.