Përpara pak muajsh këmbanat e ligjit ranë për Apple dhe praktikat e saj deri atëherë të dyshuara, por tashmë edhe me një vendim gjyqësor prapa, të vërtetuara.
Batterygate, është skandali i cili sheh edhe një herë se sa e lehtë është për kompanitë e mëdha të teknologjisë të fshehin të vërtetën. Apple u akuzua se ngadalësonte performancën e iPhonëve të vjetër kur bateria e tyre fillonte të vjetërsohej gjithashtu.
Vetë Apple, e pranoi e u justifikua me arsyetimin se kjo praktikë bëhej për u dhënë përdoruesve më shumë jetëgjatësi smartphonëve të tyre. Por gjykata nuk e pa kështu.
Vendimi përfundimtar, kërkon nga Apple $113 milion për të mbyllur hetimin e nisur nga 34 shtete të USA. Kompania ka pranuar të paguajë gjobën por ende mbetet e palëvizur nga gjykimi i saj se asnjë shkelje nuk është bërë.
Ndoshta sepse politikat e Apple, lirinë e përdoruesit për të zgjedhur prioritetet e veta e shohin si jo primare.