Deadlock, një lojë multiplayer shooter të cilin mijëra lojtarë e kanë testuar në Steam, por nuk u lejuan të flisnin rreth saj, tani ka një faqe të dedikuar në dyqan që është kryesisht plot me informacione se si loja mund të ndryshojë në mënyrë drastike në çdo moment.
“Deadlock është një lojë multiplayer ende në pjesën e parë të zhvillimit”, thuhet në përshkrimin zyrtar të Valve. “Qasja aktualisht është e kufizuar vetëm nëpërmjet ftesave që jepen nga testuesit tanë të lojës.”
Faqja Steam u shfaq vonë të premten, më shumë se një javë pasi u “hapën portat” për lojtarët e ftuar për të testuar lojën që folën për të në internet. Njerëzit janë të emocionuar për Deadlock pjesërisht për shkak të fshehtësisë së çuditshme që e rrethon atë, me mijëra njerëz që arritën ta luanin lojën përpara çdo njoftimi zyrtar, por edhe sepse ka potencialin të të jetë një konkurrent i fortë në një zhanër online shooter të dominuar nga ekskluzivitete ekzistuese si Overwatch 2, Apex Legends dhe Valorant.
Secila prej tyre ofron një shije paksa të ndryshme të përvojës së luftimit të bazuar në heronj, por elementët MOBA të Deadlock tingëllojnë si një largim drastik nga formula e njohur, me heronjtë që rrisin aftësitë e tyre gjatë një ndeshjeje dhe ushtrive të vogla të kontrolluara nga AI kundër ekipit kundërshtar derisa roboti i tyre gjigant të shkatërrohet.
Për adhuruesit e Team Fortress 2, Dota 2 dhe madje edhe Artifact, tingëllon sikur Deadlock vendos një shtresë emocionuese të RPG-së dhe elementeve strategjike mbi standardin e deathmaatch: Call of Duty.
Fatkeqësisht, faqja e re e dyqanit nuk jep ndonjë infromacion të mëtejshëm se kur shumica e fansave do të luajnë me Deadlock. Seancat aktuale të testimit janë ende vetëm me ftesa, kështu që ju duhet një mik që tashmë po luan për t’ju dhënë akses në lojë.