Rockstar Games më në fund publikoi një trailer për versionin e ri të Grand Theft Auto: The Trilogy, ku përfshihen GTA III, Vice City dhe San Andreas me përmirësime grafike të kryera në secilën prej tyre.
The Definitive Edition i kësaj loje do të lançohet në mënyrë dixhitale në 11 nëntor dhe do të kushtojë $59.99. Ajo do të mund të shkarkohet në Nintendo Swtch, PlayStation 4 dhe 5, Xbox One dhe Series S/X, si dhe në PC. Versioni fizik do të publikohet në 7 dhjetor dhe do të ndiqet më pas nga versionet përkatëse për iOS dhe Android në gjysmën e parë të 2022.
Secila nga 3 lojërat e lartpërmendura janë bërë remaster nga Grove Street Games, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë e pamjes dhe eksperiencën e të luajturit në konsolat e reja. Rockstar tregon se ata kanë përdorur Unreal Engine dhe kanë rikrijuar tërësisht sistemin e ndriçimit, ndërkohë që përmirësimet grafike duket se prekin çdo aspekt të lojës. Në deklaratën e kompanisë përmendeshin përmirësimet në motin, hijet, reflektimet, personazhet dhe versionet e reja të makinave.
Personat e abonuar në shërbimin Xbox Game Pass do të fitojnë akses të menjëhershëm që në ditën e lançimit të GTA: San Andreas – The Definitive Edition, ndërkohë që GTA III – The Definitive Edition do të vijë në PlayStation Now në 7 dhjetor.
Për më shumë informacione klikoni këtu.