Vendimi i Microsoft për të mbyllur Mixer ishte i pritshëm, pasi platforma nuk arriti kurrë të prekte shifrat e suksesit të konkurencës.
Pjesë e strategjive për të rritur përdorimin ishte edhe blerja e yjeve, të cilët me mbylljen e Mixer duhet të gjejnë një tjetër. Vetë Microsoft ka sugjeruar Facebook Gaming.
Dhe duket se ylli më i madh i kësaj marrveshje; Ninja, ka vendosur të shkojë diku tjetër.
Ninja bëri një postim në Twitter ku shkruante thjesht: një orë.
One hour
— Ninja (@Ninja) July 8, 2020
Dhe menjëherë pas kësaj e pamë lojtarin në streaming e tij të parë në YouTube, teksa luante Fortnite së bashku me Dr Lupo, TimTheTatman dhe Courage.
Richard Tyler Blevins; Ninja ishte një blerje e madhe nga Mixer kur ai vendosi të largohej nga Twitch në gusht 2019. Toksiciteti i kanaleve të chatit të kësaj të fundit ishte një nga arsyet pse ai u largua nga platforma në pronësi të Amazon.
Ndaj kurioziteti ishte i madh për platformën e radhës që do të zgjidhte.
Në momentin e shkrimit të këtij artikulli Ninja ka 25 milion ndjekës në YouTube, pra zgjedhja duket e qartë.