Assassin’s Creed Valhalla nuk do të jetë vetëm një super lojë por edhe një moment i rëndësishëm për përfaqësim më të gjerë nga ana e Ubisoft.
E kemi fjalën sigurisht për faktin se tashmë AC do të ofrojë mundësinë e zgjedhjes së personazhit kryesor në mashkull apo femër. Për më tepër, Ubi ka publikuar cilësimin e parazgjedhur të lojës, i cili do të luajë si njëri apo tjetri seks gjatë momenteve të ndryshme të lojës.
Ç’do të thotë kjo? Kur të fillojë loja do të mundesh t’ia përcaktosh seksin Eivorit, ose ta lësh në dorën e Animus. E nëse zgjedhjen e ka sistemi menaxhues i kujtimeve, ai do të zgjedhë në varësi të sekuencës së memories, duke përshtatur kështu cili prej versioneve do të ishte i duhuri.
Kur dhe cilat do të jenë këto momente duhet të presim ende për ta sqaruar. Ama bëhet e ditur se liria e lojtarit ka prioritet ndaj do mundesh edhe të bësh zgjedhjen tënde sipas dëshirës.
Kohët e fundit Ubisoft ka marrë goxha kritika për mungesë diversiteti, veçanërisht për rolin e femrës në lojë. Pasuar edhe nga rrjedhjet e informacionit këtë verë se shumë alternativa femra gjatë viteve ishin lënë mënjanë qëllimisht.
Përveç kësaj kemi për herë të parë pamje të mbretërive mitike të Valhallës, Asgard dhe Jotunheim. Pamje mahnitëse.
In #AssassinsCreedValhalla, with the help of Valka, the Seer, leap beyond reality in to the mythological worlds of Asgard and Jotunheim ⚔️ pic.twitter.com/lcAGfJhsBw
— Ubisoft Nordic (@ubisoftnordic) October 13, 2020