Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt të The State of Unreal u lajmërua se loja e ardhshme Tomb Raider është në zhvillim e sipër. Menaxheri i përgjithshëm i Crystal Dynamics, Dallas Dickinson, konfirmoi se studio ka nisur zhvillimin e aventurave të reja të Lara Croft duke përdorur Unreal Engine 5.
“Crystal Dynamics është krenare të jetë pjesë e lançimit të Unreal Engine 5. Ky motor i ri përktheht në një nivel të ri të eksperiencës së gameplay. Qëllimi ynë është që të shfrytëzojmë këtë motor të përpiktë për të sjellë pranë jush eksperiencën me kualitetin më të lartë të aksionit dhe aventurave që fansat tanë meritojnë.” tha Dickinson.
Kompania nuk prezantoi asnjë pamje vizuale të lojës, ndoshta sepse janë ende në fazat e para të zhvillimit. Kjo nuk është hera e parë që kompania flet për planet e saja rreth Tomb Raider, pasi ata reklamuan ardhjen e kësaj loje gjatë përvjetorit të 25 të kompanisë.
Gjatë asaj kohe, drejtuesi i lojës Will Kerslake konfirmoi se në lojrat në vijim do të ndjekin zhvillimet në trilogjinë paraardhëse në të cilat një Lara e re u shndërrua në një mbijetuese. Ai kërkoi që fansat të tregohen të duruar pasi zhvilluesit po punonin për të zhvilluar këto histori.
Le të shpresojmë se përdorimi i Unreal Engine 5 do të ndihmojë në krijimin e një loje interesante Tomb Raider.