Kishim kaq kohë që dëgjonim thashetheme për këtë, por më në fund EA sqaron çdo dyshim: Need For Speed Hot Pursuit Remastered do të vijë.
Në muajt e kaluar kemi parë listime në Amazon për Switch, por edhe reporte për disponueshmërinë në PC dhe konsole dikur.
Llogaria zyrtare e Need For Speed në Twitter ka postuar një foto e cila përfshin Joe’s Pizzeria dhe makiant e policisë. E para është detaj ikonik i serisë në fjalë. Dhe pavarsisht se nuk kanë shkruar gjë tjetër veç një palë syve, jemi të qartë se çfarë do të thotë.
Mbetet në zemrat e fansave si një prej atyre titujve të suksesshëm, një ripunim i tillë padyshim mirëpritet. Shpirti na qan për Most Wanted dhe akoma më shumë për Underground 2 por ajo ditë duket goxha larg, ndoshta e pa arritshme.
— Need for Speed (@NeedforSpeed) October 2, 2020