A ka gjë që nuk ka provuar ky njeri? Jo vetëm influencues në muzikë dhe modë por mesa duket West paska provuar të fusë duart edhe në botën e videolojrave. Dhe aspiratat paskan qenë goxha të larta konsideruar që propozimin ia ka shfaqur Nintendos.
Ish-presidenti i Nintendo America, Reggie Fils-Aime ka rrëfyer në një podcast se Kanye dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian ishin takuar vite më parë me Shigeru Miyamoto gjatë një E3, çka çoi në një takim zyrtar më pas me të. Kanye në atë kohë kishte qenë duke eksperimentuar me pak kontent video-lojrash dhe donte reagim për të. Por sipas Fils-Aime, Nintendo në atë kohë ishte mes shumë projekteve të rëndësishme dhe gati çdo propozim i ri shtyhej pë më vonë.
“Për të mos tingëlluar i pasjellëshm m’u desh t’i thoja: Kanye ne nuk jemi tamam njerëzit me të cilët duhet të punosh, ne jemi të vështirë. Ne shtyjmë vazhdimisht pë më të mirën. Nuk jemi tamam partneri që do të të duhej. Ai u përgjigj se kjo ishte pikërisht arsyeja pse duhej të bashkëpunonin.“
Si duket kokfortësia e Kanye kësaj herë është ndeshur me një tjetër më të fortë.