Nga dita e sotme, të gjithë personat që luajnë Fortnite mund të plotësojnë disa quests për të përfituar një skin të ri të Free Guy. Duke ditur tematikën e filmit, ishte pothuajse e pashmangshme prania e një skin-i të tillë në Fortnite. Free Guy është filmi më i përafërt me një film aktual Fortnite, të paktën deri më tani.
Skin-i “Dude” është një version super “i fryrë” i personazhit që Ryan Reynolds luan, Guy. Dude ka një t-shirt ngjyrë blu të tatuazhuar në gjoks. Lojtarët mund të përfitojnë dhe Good Guy emote, në të cilën dëgjohet Ryan Reynolds që thotë: ”Mos kalo një ditë të mirë, kalo një ditë të shkëlqyer.” ndërkohë që karakteri bën një rrotullim të vogël.
#Fortnite X Free Guy Skin!
(Via: @zatheo_)pic.twitter.com/bDamGkC14f
— FNAssist – News & Leaks (@FN_Assist) August 12, 2021
Lojtarët kanë mundësi nga dita e sotme e deri në 6 shtator për të gjetur ATM speciale që janë fshehur në hartë të cilat do të japin disa quests për t’u përmbushur. Pasi t’i keni përmbushur këto quests ju do të përfitoni një Free Guy emote.