CEO i Electronic Arts, Andrew Wilson mendon se në qoftë se Call of Duty do të shndërrohet në një lojë ekskluzive për Microsoft dhe Xbox do të jetë një përfitim për Battlefield.
Siç raportohet nga Stephen Tolito, Wilson e quajti këtë çështje si “një mundësi të jashtëzakonshme”.
“Në një botë ku ka shumë pyetje mbi të ardhmen e Call of Duty dhe ekskluzivitetit të saj në platfomra të caktuara, fakti se Battlefield është në të gjithë platformat dhe mund të luhet cross-platform i jep kësaj loje një mundësi të jashtëzakonshme.” tha Wilson gjatë konferencës Goldman Sachs gjatë javës së kaluar.
From a Goldman Sachs conf last week. Full quote below
ALSO: Wilson doesn’t seem to mind CoD-Xbox exclusivity confusion. Could help EA! pic.twitter.com/bVtcB6wi6k
— Stephen Totilo (@stephentotilo) September 19, 2022
Si një lojë multi-platform Battlefield ka avantazhin e bazës së madhe të lojtarëve në PC, Xbox dhe PlayStation. Nëse Battlefield do të ishte e aksesueshme në vetëm një platformë atëherë kjo gjë do të kishte një impakt negativ në numrin e lojtarëve që mund të luajnë lojën.
Megjithatë Wilson mund të ketë qenë duke folur për marrëveshjet potenciale të marketingut. Kur Microsoft kishte pjesën më të madhe në marketingun e Call of Duty dhe përmbajtje ekskluzive në kohën e Xbox 360, PlayStation punoi shumë me kompaninë dhe arriti ta kthente situatën gjatë PS4 dhe PS5. Këtë vit Call of Duty Modern Warfare II vjen me bonuse ekskluzive për përdoruesit e PlayStation, duke përfshirë këtu dhe aksesin primar në versionet beta të lojës.
Prandaj është shumë i kuptueshëm afrimi i PS me Battlefield nëse Xbox përfiton ekskluzivitetin e Call of Duty.