Epic vjen sërish me lajme fantastike, fushata e lojrave falas ose me ulje vazhdon të jetë prioritet.
Deri në 18 qershor në Epic Games Store mund të shkarkohet falas Ark: Survival Evolved.
“Dinosaurët janë arratisur” thotë Epic në postimin në Twitter. “Kemi vënë re se krijesa të stërmëdha prehistorike mund të kenë shpëtuar prej #EpicMegaSale.”
? THE DINOSAURS HAVE ESCAPED ?
It has come to our attention that several large prehistoric creatures may or may not have escaped the #EpicMegaSale vault.
ARK: Survival Evolved is now available for FREE on the Epic Games Store for a limited time! https://t.co/CeGXAkoufX pic.twitter.com/jKdU5v87Ch
— Epic Games Store (@EpicGames) June 11, 2020
Fansat e lojës do të kenë mundësinë të marrin edhe shtesat Scorched Earth, Aberration dhe Extinction, sezonin e ri dhe pass në Store me një ulje prej 50%.
Ark i sjell lojtarët në një ishull misterioz që gëlon nga krijesa të cilat mund të vriten ose të zbuten duke i përdorur e përditësuar.
Loja u prezantua për herë të parë në 2015 dhe ky përvjetor do të vijë me shumë surpriza.