Disa vite pasi ne zbuluam se EA dhe Respawn Entertainment po punonin për të sjellë lojën e tyre battle royale në platformat mobile, është zbuluar dhe data zyrtare e lançimit të kësaj loje të quajtur Apex Legends Mobile.
Ajo do të lançohet në datën 17 maj për të gjithë përdoruesit e sistemeve operative Android dhe iOS. Testimi beta për Apex Legends Mobile pothuajse një vit më parë, por tani loja është e gatshme të “testohet” globalisht. Për të kuptuar se në cilat pajisje kjo lojë do të mund të luhet, klikoni këtu.
Legjendat e përzgjedhur, aksioni në skuadrat me 3 lojtarë dhe hartat që lojtarët do t’i njohin janë të përfshira në versionin për mobile, i cili sigurisht mund të shkarkohet falas. Ndërkohë që loja origjinale sapo prezantoi sezonin e 13-të ditën e martë me heroin e ri Newcastle, Apex Legends Mobile do t’ia nisë nga e para me sezonin 1. Versioni mobile do të ketë disa shërbime të veçanta të sajat, së bashku me modalitete specifike.
Ky është një lançim tepër i rëndësishëm për EA, pasi Apex Legends është një ndër bizneset më fitimprurëse të kompanisë, përgjegjëse për $5 miliardë fitime.