Google është gati të prezantojë një shërbim të ri ditën e hënë: përdoruesit do të mund të luajnë lojërat që preferojnë ndërkohë që i shkarkojnë ato. Ky shërbim është mjaft i rëndësishëm sidomos në lojërat tepër të mëdha që kërkojnë shumë kohë për t’u shkarkuar.
Ju mund të krijoni një ide se sa më i shpejtë do të bëhet instalimi i lojës përmes GIF-it të mëposhtëm që u shpërnda nga Google. Diferenca është mjaft e dukshme dhe Google tregon se tashmë lojërat do të mund të hapen të paktën 2 herë më shpejt.
Lojërat që do të përfitojnë nga ky shërbim janë ato që përdorin Play Asset Delivery System.
Ky lajm vjen si pjesë e Google for Games Developer Summit 2021, e cila po zhvillohet nga data 12 deri në 13 korrik. Gjatë këtij eventi Google prezantoi dhe një game dashboard të ri për Android 12 që i ofron përdoruesve akses të thjeshtë në screen capture dhe video recording. Ky dashboard do të vijë më vonë gjatë këtij viti në disa pajisje të përzgjedhura.
Android 12 do të sjellë gjithashtu shumë ndryshime në Android, bashkë me një dizajn të ri.