Drejtuesi i Tesla për software-in Autopilot tregoi për California Department of Motor Vehicles se Elon Musk e ka tepruar disi me deklaratat e tij rreth aftësive të sistemit të avancuar driver assist. Këto komente u vunë re në një memo të publikuar nga grupi PlainSite.
“Tweet-et e Elon nuk përputhen me realitetin inxhinierik. Tesla ndodhet në Level 2 aktualisht” mësohet të jetë thënë në këtë memo pas një conference call me drejtuesin e software-it të Autopilot, CJ Moore. Level 2 i referohet sistemit të drejtimit gjysëm-automatik, i cili kërkon mbikëqyrjen e një drejtuesi human.
Në një earnings call në janar, Musk tha se “është shumë i sigurtë se makina do të arrijë të vetë-drejtohet pa ndihmën e një personi mbikëqyrës brenda këtij viti.” Tetorin e kaluar, Tesla prezantoi një produkt të ri beta të quajtur “Full Self-Driving”, i cili po testohej nga 753 punonjës të Tesla dhe 71 persona të anëtarësuar në Early Access Program në rrugët e qytetit.
Musk për këtë rast tha se kompania po mbikëqyr këtë software update me mjaft kujdes. Përderisa produkti është akoma në fazë testimi, drejtuesit duhet me patjetër të jenë të gatshëm të marrin kontrollin e makinës së tyre në çdo moment.