Një përdorues i TikTok pretendon se ka zbuluar prova të një UFO të përplasur në ishull të largët të Paqësorit, Starbuck, në aplikacionin Google Earth.
Video e tij e publikuar në këtë rrjet social ka regjistruar mbi 1.6 milionë shikime, dhe shumë komentues duket se besojnë në teorinë se objekti i shfaqur në këtë video mund të jetë një UFO.
Ishulli Starbuck në Kiribati besohet të jetë një ishull i pabanuar me sipërfaqje 6.5 km2 i lokalizuar në qendër të oqeanit Paqësor, gjë që e bën tepër të vështirë për t’u arritur nga njerëzit.
@googlemapsfun What do you think??? #googleearth #googlemaps #googlemapsfun ♬ Scary – Background Sounds
Ajo që mund të shihet në video është një strukturë e errët metalike e cila duket të jetë e dëmtuar. Megjithatë kualiteti i pamjes është jo tepër i qartë për të kuptuar saktësisht formën apo origjinën e kësaj strukture.
Sipas disa përdoruesve të TikTok, objekti mund të jetë një anije e përplasur e cila ka ngecur në ishull, duke ditur dhe pozicionin e vështirë gjeografik të ishullit. “Ajo që shihni është një pjesë e një anije të përplasur në 1800. Batica e ka shtyrë anijen drejt rërës përgjatë dekadave.” shkruajti një komentues.
Një tjetër person tregon se “është një ndërtesë e koleksionit Guano nga shekulli i 19. Ndërtesa quhet Starbuck, sipas emrit të kapitenit që e zbuloi atë”.